Ka përfunduar ndeshja mes FC Dritës dhe Malishevës me rezultat 1 me 2, në të mirë të mysafirëve shkruan Radio Star.
E para kaloi në epërsi skuadra gjilanase përmes Blerim Krasniqit, por me dy gola ju kundërpërgjigj skuadra e Malishevës, e cila shënoi përmes Drilon Hazrollajt dhe Altin Aliut dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim të rezultatit, por skuadra e FC Dritës, kërkoi më shumë por që nuk arriti qëllimin e saj dhe me këtë rezultat përfundoi ndeshja.
Pas tri fitoreve rend, Zekirija Ramadani, është njoftuar me humbjen e parë nga Malisheva, poashtu skuadra e tij të mërkuren do të ballafaqohet me Ballkanin, ndeshje e mbetur e vlefshme për xhiron e tretë.
Drita pas kësaj humbje gjendet ende në vendin e dytë me 31 pikë, në 17 ndeshje sa ka zhvilluar./RadioStar/