Skuadra e SC Gjilanit, asesi nuk arrinë të gjejë qetësin e saj, kur të gjithë menduan se skuadra do të kthehet me një pikë nga Klina, në minutën e fundit shënoi skuadra e Dukagjinit, duke i rrëmbyer pikët e plota.
Faton Neziri, ishte ai i cili shënoi në minutën e fundit 90+4, deri në këtë minutë rezultati ishte i barabartë por Gjilani, nuk arriti të marrë një pikë nga Dukagjini.
Skuadra e Gentian Mezanit, tani është në zonën e rrezikshme e cila gjindet në zonën e barazhit, duke grumbulluar vetëm 17 pikë dhe ka një ndeshje më pak.