Lidhja Demokratike e Kosovës- Dega Gjilan, ka mbajtur sot konferencë pë medie në selinë e LDK-së në Gjilan.
Para mediav kanë folur anëtarja e kryesisë së Degës, znj. Shqipe Kastrati- Haziri, anëtari i kryesisë së Degës, prof. Burim Berisha dhe anëtarja e Kuvendit Komunal, znj.Afërdita Balaj- Ajdini.
Sot u adresuan disa shqetësime të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, kryesisht që kanë të bëjnë me ndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për komunat, ku komuna jonë rangohet e para për nga ndarja e mjeteve për investime të reja kapitale.
E kjo krejt për një “show mediatik”, pasi që rreth 80% e mjeteve të ndara për investime të reja për Gjilanin do të shkojnë për Burgun e Sigurisë së Lartë që ndodhet në Novobërdë e jo në Gjilan, ku do të mbahen të denuarit nga Danimarka.
Sa i përket mjeteve të ndara për Stadiumin e Qytetit, për vitin 2024 nuk është ndarë asnjë cent, por mjetet e pashfrytëzuara të vitit 2023 në këtë projekt janë bartur në vitin 2024. Sipas parashikimeve, në bazë të ndarjes së buxhetit nga Qeveria, rindërtimi iStadiumit të Qytetit pritet të përfundojë në fund të vitit 2026.
Këto investime për Gjilanin janë të vonuara, duke qenë se për 3 vite nuk është bërë asnjë investim i madh e i duhur kapital në komunën tonë.
Si Lidhje Demokratike e Kosovës, poashtu paraqitëm një kërkesë për subvencionimin e maturantëve të komunës sonë në vlerë prej 50€ për ekskurzionin e organizuar nga DKA në Shqipëri. Kërkojmë nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, z.Kushtrim Kadriu, që këtë kërkesë tonën ta paraqes në mbledhjen e ardhshme në Komitetin për Politikë dhe Financa, dhe në fundvit te votohet në Kuvend Komunal si një dhuratë modeste për maturantët tanë.