Autoritetet policore kanë bërë me dije se në fshatin Dobërqan të Gjilanit është arrestuar një i dyshuar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një revole me gaz dhe 117 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.