Shaip Kamberi, udhëheqës i Partisë për Veprim Demokratik, të dielën ka fituar edhe një mandat tjetër të përfaqësimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në Kuvendin e Serbisë.
Kamberi ka marrë 11.500 vota, e të cilat janë të mjaftueshme për mandatin e ri në Kuvendin e Serbisë.
Pas mbajtjes së zgjedhjeve, Kamberi ka postuar edhe një thënie të boksierit Muhammad Ali.
“Sa herë që hyja në ring, të paktën gjysma e audiencës ishte aq e ekzaltuar për të më parë të vrarë. Ata brohoritnin, bërtisnin dhe shkelmonin për çdo grusht me të cilin më godiste një kundërshtar. Aq shumë saqë u bënë histerikë kur i zhgënjeva ato ëndrra dhe shpresa.’ – Muhamed Ali”, shkruan Kamberi në profilin e tij në Facebook.