Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pajisur me pasaporta diplomatike futbollistët e Kombëtares shqiptare.
Në mbrëmjen “Më të mirët 2023” e organizuar nga FSHF-së, kreu i qeverisë u shpreh se lojtarët e Kombëtares janë ambasadorë të denjë të shtetit shqiptar.
Në Kombëtarën e Shqipërisë, bënë pjesë edhe futbollisti gjilanas Mirlind Daku, i cili ishte pjesë e suksesit të madh që arriti bashkë me shokët e tij të kualifikohet në Kampionatin Europian.
Daku në debutimin e tij me Shqipërin, arriti të shënoi dhe mori gjithë zemrat e shqipëtarëve, duke u bërë futbollisti më i pëlqyer për ta./radiostar/