“TARTUFI”, shfaqet sot në ora 20:00 reprizë në Teatrin e Qytetit në Gjilan shkruan Radio Star.
Shfaqja “TARTUFI”, mbrëmë është dhënë premierë e saj, e cila u përcollë nga një audiencë e madhe nga qytetarët e Gjilanit.
Kjo dramë, sipas njoftimit në rrjetet sociale të Teatrit të Gjilanit sjell një perspektivë të freskët dhe bashkëkohore.
Teatri i Gjilanit fton të gjithë dashamirësit e artit të jenë pjesë e kësaj shfaqje dhe të shijojnë një interpretim të ri të një prej dramave më ikonike të Molière.
Kjo shfaqje është bërë nga vet Teatri i Qytetit të Gjilanit dhe regjisor i saj është Qëndrim Rijani.