Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i shoqëruar nga Drejtori i Bujqësis, Bajram Isufi, sot kanë vizituar njërin nga fermerët përfitues të lopëve qumështore shkruan Radio Star.
Fermeri Mitat Rifati, fermeri përfitues ka falemnderuar komunën për mbështetjen që i kanë ofruar ata.
Shkrimi i plotë:
👩🌾Së bashku me stafin tim, sot vizituam fermerin Mitat Rifati në fshatin Malishevë e Epërme.
🥛Mitati është njëri nga 153 fermerët përfitues të lopëve qumështore nga Drejtoria e Bujqësisë, i cili tash e tutje mbarështon 4 krerë, 3 prej tyrë lopë qumështore dhe 1 viç.
🍀Ai u shpreh tejet falënderues për mbështetjen që komuna i ka ofruar dhe lehtësimin për të zhvilluar veprimtarinë e tij në sektorin e bujqësisë.
💚Komuna për fermerin e ndershëm dhe meritor!
#komunaperFermerin