Ambasada e Gjermanisë i është bashkuar fushatës zyrtare informative për liberalizimin e vizave, transmeton Reporteri.net.
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, John Rode, ka shkruar në “X” për këtë aktivitet.
“Duke shtuar një prekje festive, ne ndamë informacionin “Si të udhëtosh pas viza” mbi çokollata, duke përhapur ëmbëlsi në Graçanicë dhe Prishtinë!”, ka shkruar ambasadori.
Fusha informuese do të vazhdojë ende edhe pas janarit.
Qeveria e Kosovës ka miratuar javën e kaluar vendimin për themelimin e Mekanizmit të Paralajmërimit të Hershëm për Monitorimin e Trendëve të Migrimit.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha para kabinetit qeveritar se ky mekanizëm ndërinstitucional ka për qëllim të monitorojë trendët e lëvizjeve të migrimit pas liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian./Reporteri.net