Ndezja e dritave të pemës dhe zbukurimi i qytetit të Gjilani, ka sjell një atmosferë të gëzuar për të gjithë fëmijët të cilët ishin prezent shkruan Radio Star.
Edhe pse në temperatura të ulëta, prezenca e fëmijëve ishte e madhe, të cilët ishin mbledhur për të parë nga afër ndezjen e dritave për festat e fundviti por edhe për të marë dhurta të cilat ishin rezervuar për ta.
Në ndezjen e dritave të pemës së vitit të Ri kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, uroi të gjithë qytetarët për festat fundvitit./radiostar/