Ndeshja e mbetur e xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës në futboll në mes SC Gjilanit dhe Ballkanit, do të luhet këtë të diele në stadiumin ndihmës me bari sintetik në Gjilan shkruan Radio Star.
Kjo ndeshje do të luhet nga ora 13:00, për këtë ka njoftuar Komisioni i Garave.
SC Gjilani është në vendin e tetë me 17 pikë, ndërsa në pozitë e parë është Ballkani me 39 pikë./RadioStar/