Futbollistët e SC Gjilanit, në pragë të festave të fundvitit, kanë vizituar shkollën “Zija Shemsiu”, në të cilën vijojnë mësimin disa nxënës me nevoja të veçanta shkruan Radio Star.
Të pranishëm ishin Drejtori Sportiv, Drilon Sylejmani, bashkë me disa nga lojtarët e klubit të SC Gjilanit.
Futbollistët e Gjilanit surprizuan fëmijët në shkollën “Zija Shemsiu” në lagjen e Zabelit, në të cilën vijojnë mësimin edhe disa nxënës me nevoja të veçanta. Duke vlerësuar se nuk duhet të ekzistojnë barriera në shoqëri dhe të gjithë jemi të barabartë, fëmijët pranuan disa dhurata modeste dhe morën bluzat e firmosura nga vetë futbollistët 🎁