Fluksi i madhe i udhëtareve përveç në pikat kufitare është duke u vërejtur edhe në Aeroportin “Adem Jashari”.
Vetëm gjatë ditës së djeshme janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11 mijë e 104 udhëtare, ku nga ta 7 mijë e 905 udhëtare kanë ardhur në Kosovë dhe 3 mijë e 199 kanë udhëtuar jashtë vendi.
Zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara në një përgjigje për teve1.info ka thënë se presin që në fundvite të arrijnë një shifër prej 3.4 milionë udhëtarësh.
“Ne kemi një trend të vazhdueshëm të rritjes së numrit të udhëtarëve. Gjatë sezonit të dimrit ky trend vërehet më së shumti me rastin e festave. Vetëm ditën e djeshme janë realizuar 93 fluturime dhe janë procesuar 11 104 udhëtarë. Ndërsa në muajin dhjetor deri me sot janë procesuar 167 070 udhëtarë dhe 1197 fluturime. Ne fundvit presim të arrijmë një shifër mbi 3.4 milion udhëtarë”, ka deklaruar ajo për teve1.info
Tutje, ajo tha se shteti zviceran mbetet njëri ndër destinacionet më numrin më të madh të fluturimeve dhe udhëtarëve.