Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se në Gjilan, gjatë kontrollit në një automjet me targa të huaja, ka gjetur dhe konfiskuar tri pushkë dhe një sasi municioni, shkruan Gazeta Metro.
Nga Policia e Kosovë është bërë e ditur edhe se, në veturë kanë qenë pesë persona të cilët pasi janë intervistuar janë liruar.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Kishnapole – Gjilan 23.12.2023-22:40. Gjatë kontrollit në automjetin me targa të huaja, drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar ku gjendeshin pesë persona meshkuj kosovar u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie me gjashtë fishekë, dy pushkë ajrore me një sasi municioni dhe një bateri. Të dyshuat janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.