Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka pranuar informatë nga qytetarët për fshehjen e disa pajisjeve të rrezikshme në Mitrovicë të Veriut, saktësisht përballë shkollës së mesme teknike atje, shkruan Reporteri.net.
Pas një operacion kontrolli, Policia e Kosovës ka gjetur tela gjëmborë të improvizuar, tomba tymuese, municion dhe një uniformë.
Në komunikatën e lëshuar, thuhet se uniforma e gjetur është e njëjta me atë që është përdorur në sulmin terrorist të 24 shtatorit në fshatin Banjskë.
Komunikata e plotë:
Policia e Kosovës me zyrtaret e saj dhe në bashkëpunim me qytetarët po punon në vazhdimësi me përkushtim dhe profesionalizëm në ruajtjen e rendit dhe garantimit të sigurisë së pergjithshme në gjithë territorin e vendit.
Angazhime aktive të autoriteteve kufitare janë duke realizuar edhe në menaxhimin dhe kontrollin sa më efikas të kufirit shtetëror.
Në këtë fushëveprim gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve zyrtare në funksion të ruajtjes se rendit dhe parandalimit të veprave penale në rajonin Mitrovicë-veri, lagja e boshnjakëve, përball shkollës së mesme teknike, Policia e Kosovës sot në orët e hershme ka pranuar informacione të rëndësishme nga qytetarët lidhur me fshehjen e disa gjërave (pajisjeve të rrezikshme) të dyshuara gjë mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin në realizimin e detyrave ligjore.
Njjsitet kompetente policore bazuar ne informacione relevante pranuar nga qytetaët kanë ndërrmar veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshajakëve né Mitrovice veri, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kanë gietur, tela gjembore te improvizuar (trige), bomba tymosëse, municion the nje uniformë. Vlen të potencohet se uniforma e gjetur sot është e ngjashme me uniformat që janë perdorur nga grupi terrorist ne Banjskë në shtator të ketij viti.
Veprime policore operacionale në teren ende po vazhdojnë me qëllim të identifikimi të mjeteve tjera të dyshuara në mënyre që të parandalohet rezikimi nga to, i qytetarëve apo të parandalohet ndonjë sulm nda Policisë së Kosovës qe po punoinë p[r ruatjen e rendit dhe garantimin e sigurisë .
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofrimin e bashkëpunimit reciprok në funksion të garantimi të një sigurie më të madhe për të gjithë.