Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, me datën 28 dhjetor të këtij viti,ka organizuar takim me bashkatdhetarë shkruan Radio Star.
Në postimin e tij Hyseni, ka treguar se takimi mbahet në zyren e tij, duke filluar nga ora 13:00 deri në ora 15:00.
Shkrimi i plotë:
Të dashur bashkatdhetarë,
Ju jeni një nga faktorët më të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, e në veçanti qytetit të Gjilanit.
Kam kënaqësinë të bashkëbisedojmë, diskutojmë e të ndajmë mendime e përvoja në një takim të përbashkët.
Ju mirëpresim në takim!