Banorët e Velekincës së Epërme të Gjilan tash e sa vite janë në hall me energjinë e dobët elektrike, por ditëve të fundit këtij problemi iu shtua edhe një më i madh, ata që nga e premtja e kaluar më shumë janë pa rrymë se sa me të.
Adem Dauti, nga fshati Velekincë e Epërme, i cili jeton në lagjen “Xheladin Kurbaliu”, thotë se qe 15 vite rrymë në këtë pjesë të Velekincës është shumë e dobët dhe nuk kalon javë e të mos kenë djegie të pajisjeve elektrike si televizor, motorë të lavatriçeve e frigoriferëve, pompa të ujit, të shporeteve, nxehjeve e çka jo tjetër.
“Kjo gjendje e mbërriti kulmin nga e premtja e kaluar prej kur më shumë jemi pa rrymë se sa me të”, thotë Adem Dauti, duke shtuar se kishte trokitur në dyer të shumta, kishte bërë ankesa, kishte shkruar e-maile e çka jo tjetër dhe së fundi u desh që të kërkojë edhe ndihmën e gazetarëve, që së paku opinioni të njoftohet për hallet që i kanë.
I revoltuar tej mase me këtë gjendje, ai këtë të marte nuk e kishte lejuar inkasantin që të llogarisë energjinë e harxhuar, ngase me gjithë përpjekjet as në drejtori nuk kishte marrë përgjigje për hallet që i kanë.
Ankesa të tilla pati edhe në disa lagje të komunës së Gjilanit, sidmos të atyre të fshtarave, kurse këtyre ditëve temë e pashmangshme janë edhe faturat e rrymës, të cilat qytetarët i morën të fryra, pa qenë të informuar se përse ndodhi një gjë e tillë.
Në një situatë të tillë, qytetarët së paku një ngushëllim mund t’a kenë se moti është dhe se konsumi i energjisë nuk e ka mbërri pikun, por druajnë se çfarë do të bëjnë me ftohjen e motit. /kryelajmi.com/.