Gjatë muajit nëntor mërgimtarët shqiptarë kanë dërguar 101.3 milionë euro remitanca.
Por për 11 muaj dërgesat financiare të diasporës shkojnë në 1 miliard e 217.8 milionë euro, sipas raporteve preliminare të Bankës Qendrore të Kosovës.
Krahasuar me 11 muajt e vitit paraprak, është regjistruar rritje prej 10.2 përqind.
Derisa vetëm për muajin nëntor nga 101.3 milionët – 65 përqind e tyre janë dërguar përmes institucioneve financiare jobankare, 19 përqind kanale të tjera dhe 16 përqind e mjeteve janë trensferuar përmes bankave.