Nesër do të mbahet Kuvendi komunal i Gjilanit dhe kjo do të jetë seanca e fundit për vitin 2023, në këtë seance pikë e rendit të ditës do të jetë lirimi nga pagesa e taksës komunale për vitin 2023, e rekomanduar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik.
Ish-asambleisti i LDK-së, Burim Berisha, ka reaguar ashpër rreth kësaj pike duke thënë se Komuna e Gjiilanit, po i dëmton bizneset e vogla, duke i favorizuar bizneset e mëdha, më tutje ai ka thënë se si ka mundës Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, ti falet taksat prej 1.000.00 euro, Bankave, kurse me këto mjete mund të ndihmohen bizneset e vogla.
Shkrimi i plotë:
Komuna e Gjilanit dëshiron që për fund vit ti jap dhurata bizneseve të “milionerëve”!
Nesër kuvendi komunal i Gjilanit në seancën e fundit për këtë vit, ka si pikë të rendit të punës edhe pikën 3.5:
Rekomandimi i Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik për lirim nga pagesa e taksës komunale për vitin 2023.
Kjo rregullore për taksa mund të ndryshohet e përmirësohet, por në asnjë rethanë nuk duhet të falen këto taksa për këto biznese në vitin 2023.
Si mund ti falet taksa prej 1.000.00 euro, Bankave që vetëm për 10 muaj në vitin 2023, kanë realizuar 141 milionë euro fitime.
Nga këto taksa të D.ZH.E mund të:
1. Rrisni fondin për subvencionimin e bizneseve(të persona me aftësi të kufizuar, bizneseve të grave, zejtarive, artizanaleve, bizneseve në krizë, Star-UP, TIK, IA)
2. Subvencionimin e normave të interesit për bizneset e vogla;
3. Subvencionimin e Hendikosit;
4. Subvencionimin e mësimit DUAL me shkollat profesionale..
5. Subvencionimin e Turizmit(Fshatrat Burincë, Caparë, Penda e Livoçit, etj)
Edhe kjo taksë e ka qëllimin e mirë, në ruajtjen e biznesit të vogël nga ai i madh, marrjen e shërbimeve më të mira publike për bizneset, ndihmesën kur ata kanë nevojë, nxitjen e konkurencës, barazisë dhe të drejtës ndajë të gjitha bizneseve.