Kuvendi komunal e Gjilanit, sot ishte paraparë të mbahet seanca e fundit për këtë vit shkruan Radio Star.
Pas takimit të shefave të grupeve është marrë vendim që kjo seancë e kuvendit të ndërpritet për shkak të mungesës së kryetari të komunës dhe drejtorëve në këtë seancë, kjo është arsyeja të cilën e dha shefi i grupit të LDK-së, Abdyl Aliu.
Krenare Latifi nga VV, ka kërkuar gjysëm ore pauzë për shkak se nga ora 10:00, është duke u mbajtur mbledhja e Bordit dhe pas kësaj mbledhje të vazhdoj seanca, por opozita lëshoi seancë dhe në mungesë të korumit seanca u ndërpre.