Sot me datën 29.12.2023, rreth orës12:00 kanë ardhur në Stacionin Policor Viti dy qytetar dhe deklarojn senë rrugën “Adem Jashari” në Viti kanë gjetur një Portofol me (1030) njëmijë e tridhjet euro si dhe dokumente personale.
Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arrit me e identifikuar personin që i kishte humbur Portofoli, dhe të njëjtit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer, ku me rastin e kthimit të pranishëm ishte edhe qytetaret që e kishin gjetë portofolin.
Pronari i Portofolit falënderon Policinë e Kosovës edhe palët qe i kanë kthyer Portofolin.
Duke çmuar këtë gjest human, të devotshëm dhe të ndershëm falënderojmë të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës