Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me ekipin e tij, ka raportuar të premtën para qytetarëve për qeverisjen 2-vjeçare, ku ka prezantuar të arriturat, sukseset e sfidat gjatë kësaj kohe të qeverisjes, si dhe planin për vitin 2024.
Gjatë adresimit para qytetarëve, kryetari Hyseni është shprehur se Gjilani do të transformohet krejtësisht dhe do të bëhet qytet më i jetueshëm dhe model i zhvillimit.
“Gjilani do të tranformohet krejtësisht, një qytet krejtësisht i ri, që bëhet më i jetueshëmm, bëhet model i zhvillimit edhe për qytetet tjera. Si Gjilan e si regjion, e kemi merituar tërësisht vëmendjen e kthyer të nivelit qendror. Në vitin që po vjen ju lus për mirëkuptim për shkak të punimeve që do të zhvillohen dhe t’i mirëpresim investimet që janë mbi 150 milionë euro në total për vitet që po vijnë”, ka thënë ai.
Duke folur për Administratën e Përghjithshme, kryetari Hyseni tha se për 2 vitet e qeverisjes janë lëshuar mbi 232 mijë dokumente të gjendjes civile, ndërkaq theksoi se janë realizuar 84 dëgjime publike gjatë kësaj kohe, duke kërkuar nga qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë të vazhdueshme.
Duke folur për shëndetësinë primare, kryetari Hyseni tha se kemi ndërtuar objektin e ri të QMF Arbëria me standarde shumë të larta, ndërkaq totali i vizitave në qendrat shëndetësore për këto dy vite është 355 mijë, për të shtuar se është bërë furnizimi me inventarë, pajisje mjekësore, janë bërë renovime të disa qendrave shëndetësore dhe janë bërë pesë laboratore të reja të analizave të gjakut.
Ai tha se Komuna me donatorët kanë ndërtuar tetë shtëpi për familjet në nevojë në shumën prej 160 mijë euro, ndërkaq ka shpërndarë subvencione të ndryshme në shumën prej mbi 500 mijë euro.
“Kemi paguar qira për 50 familje në vlerë prej 100 mijë euro, ku 25 prej tyre janë nëna vetushqyese, ndërkaq kemi punësuar sivjet edhe 16 persona me nevoja të vecanta”, tha kryetari Hyseni, duke shtuar se mamografia dhe pap testi janë dy shërbimet të cilat nuk kanë qenë më herët e që janë realizuar, ku tha se mundësia që të shpëtohen jetët e njerëzve është jashtëzakonsht e madhe.
Duke folur për investimet në arsim, kryetari Hyseni tha se janë janë renovuar disa shkolla, duke u bërë efiçiente e funksionale si, “Rexhep Elmazi” në shumën prej 236 mijë euro, “Abaz Ajeti” prej 350 mijë euro, Salami Hallaqi prej 120 mijë euro, në gjmnazin “Zenel Hajdani” në vlerë prej 90 mijë euro, sikurse edhe çerdhja “Integj”, ndërkaq mbi 500 mijë euro janë investuar në shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, ku pohoi se është dyfishuar numri i nxënësve aty.
Në funksion të saj, kreu i Gjilanit ka përmendur edhe inaugurimin e çerdhes në Zhegër, sikurse punimet në realizim e sipër tek çerdhja në Qarkun 1 (700 mijë euro), ndërkaq ajo në Miresh, 350 mijë.
“Për çerdhen në lagjen “Arbëria” dinamika e punës nuk është ajo e dëshiruara, por që po bëjmë përpjekje që të përfundohet sa më parë, ndërkaq jam i lumtur që janë funksionalizuar laboratorët për tetë shkolla, dy kënde të lodrave për nxënësit në dy shkolla, pastaj 5 terrene sportive të realizuar ose janë në realizim e sipër”, theksoi ai.
Ndërkaq, kryetari i Gjilanit tha se vetëm në vitin 2023 me donatorët ka arritur që buxhetin për bujqësi të rrisë në shumën prej 1.5 milionë euro.
“Në vitin 2021, buxheti i traëhëguar për këtë sektor ka qenë 389 mijë euro, ndërkaq në vitin 2023 ne kemi planifikuar 812 mijë euro, përderisa nga marrëveshjet e realizuara me donatorët shifra kalon në 1.5 milion euro, që është buxheti më i madh që nga paslufta për bujqësinë”, është shprehur ai, duke shtuar se rreth 1600 femrerë kanë përfituar subvencione të ndryshme vetëm në vitin 2023.
Sa i përket Urbanizmit, kryetari i Gjilamit tha se në vitin 2023 planifikimi i të hyrave ka qenë 900 mijë euro, ndërkaq realizimi ka arritur 1.7 milionë euro.
“Kjo është arritur fal efikasitetit të punës për 83 për qind më shumë. Për dy vjet inkasimi në Urbanizëm ëshrë 2.2 milionë euro”, ka deklaruar para qytetarëve kryetari Hyseni.
Tek Drejtoria e Buxhetit, realizimi i të hyrave vetanake është realizuar 5.2 milionë euro në vitin 2022, ndërkaq në 2023, 6.7 milionë euro janë realizuar të hyrat vetanake.
“Rreth 10 milionë është shuma që kemi paguar borxhe të trashëguara deri tani”, është shprehur kryetari Hyseni.
Ai ka përmendur edhe projektin e realizuar me USAID Buxhetimi me Pjesëmarrje në shumën prej 200 mijë euro, ku qytetarët kanë propozuar dhe votuar projektet komunitare.
Ndërkaq, në Inspekcion, kryetari Hyseni tha se kanë vendosur rregull dhe disiplinë, ka pohoi se gjatë kësaj kohe gjobat mandatore kanë qenë të pashmangshme.
Ne Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë janë shqyrtuar 13 mijë lëndë, 8.7 milionë euro janë borxhe të paguara për shpropnësime, është krijuar edhe fondi i mirëbesimit, sikurse që është caktuar lokacioni i ri i varrzave në Shillovë prej 21 hektarëve,
Ai theksoi se është bërë pastrimi i lumenjve, për t’u parandaluar vërshimet, ndërkaq ka shtuar se kanë shtuar numrin e zjarrfikësve vullnetarë, me tendencë të rritet edhe në vitin e ardhshem, meqë numri i intervenimeve ka qenë 1200.
Në DKRS, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, tha se nga 250 mijë euro, kemi kaluar në 370 mijë euro në subvencione. Ndërkaq “Flaka e Janarit” për vitin e ardhshëm është e mbuluar tërësisht financiarisht.
“DKRS i ka pasur këto projekte: tetë parqe ose ‘xhepat e gjelbër’ në vlerë prej 690 mijë euro, 820 mijë vlera e marrëveshjes për master planin të palestra e sporteve, Festivali i teatrove të shkollave të mesme, Flaka e Janarit etj.”, tha ai.
Në kuadër të shërbimeve publike, 2,5 milionë euro janë realizuar për ndërtim të rrugëe në qytet, 2.3 milionë për rrugët në fshatra, 400 mijë euro për trotuare, 1.5 milonë investime në rrjet të kanalizimit dhe 1 milion euro në fshatra, mbi 3 milionë euro për rrjet të ujësjellësit në qytet, ndriçimi në qytet e fshatra e ndërtimi i parqeve. 3.6 milionë euro është investimi total në vitin 2022, ndërkaq në vitin 2023 është 9.3 milionë euro investimi në total”, tha kryetari Hyseni.
Ai theksoi se e veçanta e Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik ka qenë fondi për ndërmarësit e rinj, për start up të reja, ku përfitues janë të rinjtë dhe gratë, ndërsa ky fond do të rritet në vitet e ardhshme.
“Ndërsa, në tregun e gjelbër janë investuar mbi 300 mijë euro, në tregun e kafshëve 82 mijë euro, ndërsa në tregun në Zhegër janë investuar 21 mijë euro”, ka thënë ai.
“Në përgjithësi, gjatë viteve 2022-2023 shuma totale e investimeve kapitale, subvencione dhe investime qeveritare është 31.7 milionë euro”, shtoi kryetari Hyseni, duke shtuar se nga 109 premtime të fushatës elektorale, mbi 50 për qind të premtimeve janë realizuar brenda dy viteve të para të qeverisjes.
“Në vitin 2024 do të ndërtohet Kult Qendra, renovimi i palestrës së sporteve në vlerë prej 2.3 milionë euro¸ rruga me katër korsi “Hamdi Kurteshi”, rruga e re qarkore, vazhdimi i autostradëës për pikën kufitare në Dheun e Bardhë, 15 milonë euro janë ndarë për stadiumin e qytetit, ku është paraparë që projekti të përfundojë brenda dy viteve e bulevardi i qytetit në vlerë prej 17 milionë euro”, ka përfunduar kryetari Hyseni.