Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka bërë apel për vozitësit që janë në rrugë, ku prezent është mjegulla.
Përmes njoftimit është apeluar që të përdoren dritat e mjegullës, por jo dritat me rreze të gjata.
“Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë. Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa t’ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Gjithashtu, në njoftim është theksuar që të mbahet në kontroll shpejtësia e lëvizjes dhe krahu i djathtë i rrugës.
“Ngasja e automjetit me drita të gjata mund të reflektojë jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj, e cila gjithashtu e bën të pamundur që shoferët e tjerë t’ju shohin. Mbani ndezur dritat e shkurtra dhe të mjegullës! Mbani nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes! Mbani krahun e djathtë të rrugës gjatë lëvizjes”.