Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare Kulla, pasi që i njëjti dyshohet se i ka ofruar 50 euro ryshfet një zyrtari policor.
Këtë ryshfet i arrestuari dyshohet se e bëri për t’ia mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide, pasi që kërkonte të kalonte pikën kufitare Mali i Zi – Kosovë.
Në raportin ditor është bërë e ditur se i dyshuari shqiptar me shtetësi të huaj, është dërguar në mbajtje.
“PKK Kulla / 30.12.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj, pasi që i ka ofruar ryshfet prej 50 euro zyrtarit policor, për ti mundësuar bashkëshortes së tij kalimin e kufirit me pasaportë jovalide. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.