Kryesusi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Kushtrim
Kadriu, natën e ndërrimit të moteve, i ka vizituar të gjitha institucionet e kujdestarisë, që përkujdesen për rendin, shëndetin dhe sigurinë publike të qytetarëve.
Shkrimi i plotë:
Sonte i shoqëruar nga asambleisti Latif Maliqi si dhe nga bashkëpunëtorë të tjerë, në vigjilje të ndërrimit të motmoteve, patëm kënaqësinë të vizitojmë Stacionin Policor të Gjilanit ku u pritëm nga efektivët atje, me ç’rast shpreha falënderim dhe mirënjohje të thellë për punën dhe sakrificën e tyre në shërbim të sigurisë sonë.
I përgëzoj pjesëtarët e policisë sonë për sukseset e tyre të arritura për vitin 2023, duke u dëshiruar suksese dhe të gjitha të mirat për vitin qo hyjmë, 2024.
Vizitën e radhës e bëmë në stacionin e zjarrëfikësve të komunës sonë, të cilët, sikurse edhe policia, janë në gjendje gatishmërie për t’u kujdesur për sigurinë tonë.
Aty na pritën shumë zyrtarë të zjarrëfikjes me të cilët patëm një bisedë të ngrohtë festive. I falënderuam për punën dhe sakrificën e tyre. U ndamë nga ta duke u uruar vitin e ri dhe duke u dëshiruar sa më pak intervenime.
Më pas, vizitën e radhës e bëmë tek QKMF- ja ku takuam stafin e palodhur shëndetësor.
Pas një bisede të shkurtër dhe urimeve të ndërsjellta për vitin e ri, u ndamë nga me respektin dhe mirënjohjen për misionin dhe punën kolosale të mantelbardhëve.