Duke nisur nga sot qytetarët e Kosovës do të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.
Lidhur me ketë zhvillim, ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.
“Ky vit nis i mbarë për Kosovën, me lirinë e shumëpritur të lëvizjes në Bashkimin Evropian.Gëzuar Kosovë, gëzuar, shëndet e gjithçka ju do zemra shqiptarëve e shqiptareve të Kosovës”, ka shkruar ai.