Selver Xhelili ka uruar qytetarët për vitin e ri 2024, duke shpresuar për një vit sa më të mirë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.
Shkrimi i plotë:
Një urim për të gjithë
Si politikan i rikthyer me shumë vullnet për transformimin e Gjilanit përmes PDK-së si parti e çlirimit, lirisë, pavarësisë e shtetndërtimit dhe hyrjes në reforma të thella në nivel lokal e qendror, ndjej një përgjegjësi të madhe për të shërbyer për bashkëqytetarët e mi. Synimi im është të kontribuoj në ngritjen dhe zhvillimin e qytetit tonë. Me shpresën që bashkëpunimi dhe përkushtimi im do të sjellin ndryshime pozitive, ju uroj një vit të ri me shumë suksese në shërbim për të mirën e përbashkët! Gëzuar Vitin e Ri 2024, çdo bashkëqytetari e shqiptari, përfshirë anëtarëve e përkrahësve nga të gjitha partitë politike! Urime Viti i Ri 2024, familjarëve, miqve, kolegëve, klientëve dhe çdo njeriu!