Përleshje në mes të policit dhe dy kontrabandistëve kosovarë.
Në fshatin Llabjan të Gjilanit gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptare, pasi që të njëjtit me veturën e tyre kanë tentuar ta dërgojnë në mënyrë ilegale në shtetin serb një mashkull shtetas të Afrikës së Jugut.
Siç njofton Policia e Kosovës, njëri nga të dyshuarit gjatë intervistimit ka sulmuar një zyrtar policor.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa personi i kontrabanduar është dërguar në Qendrën për Azil dhe Migrim.
Rasti është proceduar për “kontrabandim me migrant dhe sulm ndaj personit zyrtar”.