Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin për largimin e regjimit të letër ngjitësve/stikerave për veturat me targa të Serbisë.
Siç thuhet në njoftim e Qeverisë “heqja e regjimit të letër stikerave është akt i fqinjësisë së mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikës së Kosovës nga Serbia”.
“Vendimi hyn në fuqi ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se Qeveria në Beograd mori vendimin që zyrtarisht të njohë targat e automjeteve RKS, në territorin e Serbisë, nga 1 janari i këtij viti.
Kështu pas vendimit të Qeverisë serbe, edhe Bashkimi Evropian priste nga Kosova që të ketë një vendim të ngjashëm për veturat me targa serbe, vendim të cilin e mori të enjten në mbrëmje (sonte).