Prishtina ka konfirmuar edhe zyrtarisht transferimin e qendërmbrojtësit Ardian Limani, i cili së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës.
Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror, pasi pas portieri Altin Gjokaj, ata kanë konfirmuar edhe mbrojtësin Limani.
Është vet faqja zyrtare e Prishtinës, e cila ka konfirmuar transferimin e Limanit, por pa dhënë detaje tjera.
Limani vjen te Prishtina si lojtar i lirë pas gjashtë muajve të Shkëndija, ku para disa ditësh mbylli bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
30-vjeçari thuhet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme për dy vite e gjysmë me klubin më të trofeshëm kosovar.
Ai ka një bagazh të madh mbi supe, pasi ka fituar disa herë titullin kampion në Superligën e Kosovës, me klube si Feronikeli dhe Drita.