Është ndërprerë ndeshja mes Vëllaznimit dhe Gjilanit.
Vëllaznimi dhe Gjilani janë duke luajtur për t’i ikur barazhit dhe deri në minutën e 90’të të takimit rezultatin ishte 0-0, shkruan GazetaBlic
Ky rezultat i siguron Gjilanit qëndrimin në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm, ndërsa Vëllaznimin e dërgon në barazh.
Në minutën e 90’të të takimit, Gëzim Rusi u përgatit të dilte nga fusha, mirëpo pak para largimit provokoi tifozët e Vëllaznimit, gjë kjo që si pëlqeu lojtarëve gjakovarë.
Kjo shkaktoi shumë tensione në shkallët e stadiumit, ku tifozët filluan të hedhin gjësende në fushë.
Betim Haxhimusa e pësoi keq nga reagimet e tifozëve, pasi u godit nga tifozët vendas.
Loja aktualisht është e ndërprerë – deri sa të merret një vendim.
Ky takim ishte mjaft i tensionuar, me ç’rast edhe pesë lojtarë u ndëshkuan me karton të verdhë.
Edon Sadriu, Kosumi dhe Ergon Hyseni u ndëshkuan për skuadrën e Gjilanit, ndërsa Lorik Rudi dhe Alban Dragusha për Vëllaznimin./Blic/