Autoritetet doganore në Serbi pretendojnë se një makinë me targa RKS kanë zbuluar dhe kanë parandaluar kontrabandën e disa armësh, që sipas tyre, ishte fshehur në një makinë.
Sipas njoftimit, makina në të cilin ishin fshehur armët, u kontrollua nga doganierët serbë në pikëkalimin kufitarë në Merdarë.
Sipas doganës serbe, me makinën Audi A8 me targa të Kosovës, po udhëtonin dy pasagjerë nga Prishtina.
“Ndonëse të dy deklaruan se nuk kishin asgjë për të deklaruar përveç sendeve personale, doganierët vendosën të bëjnë një kontroll të detajuar. Më pas u zbulua një arsenal i vërtetë armësh nën karriget dhe nën kapakët e rrotave: 45 armë zjarri, 31 silenciatorë për armë zjarri dhe 367 fishekë”, u tha në njoftimin e Doganës së Serbisë.
Autoritetet serbe thanë se doganierët kanë dorëzuar te policia dy personat që gjendeshin në këtë automjet dhe kanë njoftuar prokurorin kompetent për veprime të mëtutjeshme.