Aleanca po rritet, kjo na obligon të bëhemi gati për sfida të reja
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, ka mbajtur kuvendin zgjedhor në nëndegën e “Kodra e Dëshmorëve”. Se aleanca po rritet çdo ditë, dhe se qytetarët po i besojnë vizionit tonë. “S’ka asnjë dyshim, AAK është subjekt politik që ka pas dhe vazhdon të ketë ndikim në skenën politike në Kosovë.
Qeveria Haradinaj kemi thënë se do të jetë qeveri e vendimeve të mëdha dhe projekteve që do të rrisin zhvillimin ekonomik dhe prekë çdo familje”, tha Kadriu. AAK është në proces të brendshëm zgjedhor.
“Këto zgjedhje kanë rëndësi të madhe për aleancën sepse nga këto do të dalin struktura të cilat do të ballafaqohen me sfida të reja, gjegjësisht me udhëheqjen e komunës pas këtij mandati.
Për këtë jam shumë i sigurtë, sepse po e shoh se kemi kuadro të reja, të përgatitura për të udhëheqë me institucionet”, Në këtë kuvend të rregullt zgjedhor, me votë unanime kryetar i nëndegës “Kodra e Dëshmorëve” u zgjedh Nusret Ramadani.
Ndryshe, degës së AAK-së në Gjilan i janë afruar kuadro të reja në të gjitha nivelet e organizimit të saj të brendshëm, për t’i hyrë garës zgjedhore në zgjedhjet e rregullta që po mbahen në gjitha degët e këtij subjekti politik.