Kuvendi komunal i Gjilanit është duke mbajtur seancën e mbetur të vitit 2023 dhe në pikën e rendit të ditës është ‘Pytje dhe Përgjigjje’ dhe janë parashtruar pyetje rreth “Flakës së Janarit”, për këtë vit shkruan Radio Star.
Drejtori i DKRS-së Kushtrim Zeqiri, ka konfirmuar se në agjendën e publikuar sot është futur edhe akademia për Ibrahim Rugovën në kuadër të “Flakës së Janarit” dhe kjo do të mbahet nën patronatin e Presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani.
Kjo akademi do të mbahet me datën 21 janar të këtij viti, nga ora 11:00 në Teatrin e Qytetit në Gjilan./radiostar/