Dje është mbajtur seanca e Kuvendit komunal të Gjilanit dhe pikë e rendit të ditës ishte lirimi nga taksa komunale për të gjitha bizneset shkruan Radio Star.
Drejtori i Ekonomisë për Zhvillin, Enver Shabani, ka akuzuar partitë opozitare për mosvotim të kësaj pike, por ka qenë reagimi i menjëhershëm i Burim Berishës, i cili i’u kundërpërgjigj se nuk ju falen taksat bizneseve që kanë miliona euro fitime.
Berisha më tutje ka përpiluar një listë se cilat biznese do të përfitonin nga falja e taksës komunale, më poshtë keni të gjitha ato:
Nuk ju falën taksat këtyre bizneseve që kanë miliona euro fitime si:
Bankave,
ArtMotion,
IPKO,
Kujtesa,
KESCO,
EcoHigjiena
Noterave,
Përmbaruesve.
Mikrifinancave,
Qendrave Tregtare.
Hoteleve
Moteleve etj.
Çdo falje e takës komunale ndaj këtyre bizneseve milionëshe, është shkelje për bizneset e vogla të mesme.
Kjo falje ndikon negativisht në konkurencë dhe ndihmon në falimentimin e bizneseve të vogla dhe të mesme.