Policia e Kosovës ka reaguar pas lajmeve në disa media ku thuhej se Qeveria ia ka hequr kompentencat Njësisë Speciale Intervenuese.
Policia ka sqaruar se të gjitha autorizimet policore janë të përcaktuara me ligj dhe akte tjera normative të cilat në vija të përgjithshme përshkruajnë organizimin dhe strukturimin e brendshëm policorë, përderisa detyrat specifike të punonjësve sipas pozitave, përshirë Drejtorinë e Njësisë Speciale Intervenuese, janë të rregulluara me përshkrim të detyrave dhe përgjegjësive të vendit të punës, autorizime dhe detyra këto të cilat kanë qenë dhe mbesin të pa ndryshuara.
“Për më shumë, bazuar në strukturën organizative të Policisë së Kosovës e ndryshuar dhe miratuar vitin e kaluar, njësive speciale i është kushtuar rëndësi e veçantë, duke i ngritur nga siç ka qenë Divizion i Njësive Speciale, tani në Departament të Njësive Speciale, përfshirë këtu edhe avancimin e NJSI-së nga Njësi në nivel të Drejtorisë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në interes të zhvillimit, avancimi dhe ngritjes profesionale të të gjitha njësive policore, me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe vendit”, thuhet në sqarimin e Policisë. /Zëri