Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri për vitin 2023. Sipas këtij studimi shkëmbimet tregtare janë rritur dukshëm në krahasim me vitin 2022.
Kryetari i AKB-ës Agim Shahini, tha se shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve.
“Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milionë euro kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar 113 milion euro. Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milionë euro ,kurse 2023 ishim 439 milionë euro apo rritje rreth 83 milionë euro ose mbi 23% më shumë”, tha ai.
Kryetari i AKB-së Agim Shahini vlerësoi se pavarësisht raporteve politike dhe qeveritare, bizneset, qytetarët dhe konsumatorët në të dy anët po rrisin bashkëpunimin dhe besimin e ndërsjellët në të mirë të rritjes së ekonomisë kombëtare .
Shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri thyen rekordin rreth 440 milion €
AKB-ja ka bërë një studim rreth shkëmbimeve tregtare Kosovë Shqipëri për vitin 2023 ,nga kjo del se ato janë rritë dukshëm në krahasim me vitin 2022.
Shkëmbimet tregtare mes dy shteteve tona Kosovë-Shqipëri për vitin 2023 thyen rekordin me importe dhe eksporte mes bizneseve, ku Kosova ka importuar nga Shqipëria rreth 326 milion € kurse bizneset e Kosovës kanë eksportuar rreth 113 milion€.
Nëse e krahasojmë me vitin 2022 shkëmbimet tregtare ishin 356 milion€ ,kurse 2023 ishim 439 milion€ apo rritje rreth 83 milion€ ose mbi 23% më shumë.
Kryetari i AKB-ës Agim Shahini thot se pavarësisht raporteve politike dhe qeveritare, bizneset, qytetarët dhe konsumatorët në të dy anët rritin bashkpunimin dhe besimin e ndërsjellt në të mirë të rritjes së ekonomisë kombëtare .