Një prej figurave më të vjetra dhe më të rëndësishme të LDK-së, Lutfi Haziri, në një intervistë për T7 ka folur edhe për atë nëse ka vend në LDK për presidenten Vjosa Osmani.
Haziri ka thënë se Zoti ua falë njerëzve gabimet e mëdha por jo edhe budallakitë. Ai tutje ka shtuar se LDK-ja është bërë një lloj tyrbeje ku njerëzit kthehen pas aventurave nëpër parti të tjera dhe gabimeve në karrierën e tyre politike.
“Zoti, i vetmi Zoti është i mëshirshëm që falë gabime por jo budallaki. Zoti falë gabime të mëdha njerëzve, por budallakitë s’jau falë”, ka thënë ai.
Nënkryetari i LDK-së ka thënë se ka ardhur koha që s’duhet lejuar të kthehen në parti për të kërkuar falje ata që e kanë tradhtuar partinë për interesa personale e partiake.
“LDK është bërë një farë tyrbe, që njerëzit qohen gabojnë, shkojnë në parti tjera rri, fito diçka, mandej në fund kur t’iu rrezikohet vendi atje, kthehen të shpija e vjetër, fito prapë diçka”.
“Besoj që ka ardhë një kohë kur s’duhet me leju ata që LDK-në bukfalisht e tradhtojnë, vazhdojnë me tradhtu për interesa personale, partiake, mos me pas mundësi me ardhë me kërku falje, sepse unë e quaj budallaki, nuk është gabim. Ose më mirë ta quajmë zgjedhje, kjo është zgjedhje, kur ki zgjedh, e ki moshën e madhe, dhe kjo zgjedhje nuk i ka kalu keq asaj, Vjosa është bërë presidente”, ka thënë Haziri.