Golashënuesi më mirë i Dritës, Kastriot Rexha, i cili në dy ndeshjet e fundit nuk është aktivizuar për shkak të lëndimit në hundë, do të jetë i gatshëm për sfidën e nesërme.
Ai beson se ekipi i tij do të dalë kampion.
“Jemi të vetëdijshëm se do të jetë një ndeshje e vështirë, por kampionët gjithmonë tregohen në këto ndeshje vendimtare, për ndryshe nuk do të ishte asgjë interesante.
Jam i gëzuar që do të jem pjesë e kësaj ndeshjeje historike për skuadrën e Dritës, ndërsa do të jap atomin e fundit të energjisë që së bashku me ‘Intelektualët’ ta ndajmë gëzimin e shumëpritur me titull të kampionit.
Jemi të përgatitur për këtë sfidë historike dhe kjo ndeshje shpresoj se do të shkruhet në analet e historisë së klubit si fitues të kampionatit 2017/18”, është shprehur Rexha.
Dueli Prishtina – Drita luhet nesër në Pejë prej orës 16:00.