Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut është shprehur se lajmin për atë që ndodhi i tregoi avokati i tij Bajram Kelmendi, pasi ishte në burg si i burgosur politik.
Haziri përmes një postimi në Facebook tha akti makabër ishte edhe akt kapitullimi i Serbisë dhe tashmë çlirimi dhe liria dukej në horizont.
Shkrimi i plotë:
Për masakrën e Reçakut më tregoi dy ditë më vonë avokati dhe engjulli im mbrojtës, Bajram Kelmendi, i cili erdhi për të më vizituar pasi po mbahesha në burg nga regjimi i Serbisë si i burgosur politik.
Lajmi ishte trishtues, por intimisht të gjithë të burgosurit kemi qenë të bindur se ky akt makabër ishte edhe akt kapitullimi i Serbisë dhe tashmë çlirimi dhe liria dukej në horizont.
Ashtu edhe ndodhi. Ambasadori William Walker, pasi pa me sytë e tij këtë akt çnjerëzor, nuk ngurroi ta përshkruaj si masakër dhe krim kundër njerëzimit. Pas pak javëve ndodhi intervenimi i NATO-s, për të ardhur liria e më vonë pavarësia. Lavdi e përjetshme!