Egzon Bejtullai pritet në këtë afat dimëror ti bashkohet FC Dritës.
Sipas asaj që thuhet nga burimet jozyrtare, ish-futbollisti i SC Gjilanit, Egzon Bejtullai, do ti bashkohet skuadrës ‘bardhekaltërt’ shkruan Radio Star.
Për lojtarin nga Maqedonia Egzon Bejtullain, kishte edhe oferta të tjera nga ekipet e ndryshme, por këtë betej duket se e ka fituar rivali i përbetuar i Gjilanit, klubi i FC Dritës.
Tashmë, pritet vetëm zyrtarizimi i kalimit të mbrojtësit në Dritë, që mund të ndodhë në ditët
në vijim.
SC Gjilani para pak ditësh kishte njoftuar se ka përfunduar bashkëpunimin me lojtarin Egzon Bejtullain, i cili ishte pjesë e saj për gjashtë muaj./radiostar/