Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin Ekonomik në Zvicër, ku po bëhet promovimi i eksportit të bizneseve kosovare dhe atyre të Zvicrës, tha progresi ka sjellë prosperitet ekonomik në Kosovë.
Sipas tij, treguesit ekonomik nuk janë vetëm shifra, por tregues i vizionit ekonomik të vendit. Ai ka përmendur rritjen e eksporteve të Kosovës, ku është bërë edhe rritje e tregut.
“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e mëparëshme”, tha Kurti.
Ai ka deklaroi se Kosova ofron shumë prodhime cilësore. Sipas tij, industria e mobilieve përfaqëson një gurthemel të strukturës ekonomike të Kosovës.
Shefi i ekzekutivit ka përmendur sistemin e arsimit dual që ndërlidhet me punë dhe praktikë. Kurti ka ftuar investitorët zviceran të sjellin kapitalin në Kosovë./RTK/