Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar ndaj kryetarit të tanishëm Alban Hyseni, pasi ai sot nënshkroi kontratën 27 milionë €uro, për qarkorën e Gjilanit shkruan Radio Star.
Më tutje Haziri, ka thënë se Gjilani nuk ka kryetar, po administrohet me bedel nga niveli qendror.
Shkrimi i plotë:
Për të satën herë, bedeli i Komunës së Gjilanit bashkë me eksponentë të qeverisë, paskan tentuar t’i qesin hi syve qytetarëve, duke prezantuar projekt të qarkores së Gjilanit, i filluar në vitin 2018 (shih linkun dhe foton).
Mashtrimin e bën frapant kur prezanton rrejshëm shumën e 27 milionë eurove, ndërkohë që planifikimi i qeverisë për qarkorën e Gjilanit është veç 800 mijë euro (shih faksimilin e buxhetit të qeverisë).
Gjilani tash e më shumë se dy vjet po administrohet, s’po qeveriset. Gjilani s’ka kryetar, po administrohet me bedel nga niveli qendror. Mashtrimet do t’i demaskojmë me fakte deri në detaje sepse Gjilani meriton shumë më mirë!
7 ditë, 7 dështime, 7 skandale