Kirurgu L.M, i cili dyshohet se ka sulmuar kolegun e tij, kirurgun A.M, është suspenduar nga puna per tre muaj me 50% të pagës.
Lajmin për suspendim e Mustafës, e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Gjilanit, Arsim Emini.
“Komisioni disiplinor, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ka marrë vendim për masë të përkohshme, suspendim nga puna për 3 muaj me 50% pagesë deri në vendimin e plotfuqishëm i cili do të merret pas shqyrtimit detal të rastit”, konfirmoi drejtori Emini.
Ndryshe, Policia e Kosovës (PK) të martën ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë kirurgun Mustafa, nën dyshimin se sulmoi fizikisht kirurgun A.M.
Lidhur me rastin, kirurgu A.M ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se sulmi ndaj tij ka ndodhur në zyrën e tij në Spitalin e Gjilanit, disa minuta pas përfundimit të një ndërhyrjeje kirurgjike ndaj një pacienti.