Drita ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me mbrojtësin nga Maqedonai, Egzon Bejtullain shkruan Radio Star.
Radio Star para pak ditësht njoftoi ekskluzivisht për arritjen e marrëveshjes mes klubit gjilanas dhe mbrojtësit nga Maqedonia, i cili para se ti bashkohet Dritës ishte pjesë e SC Gjilanit.
Komunikata e plotë:
Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026.
Mirë se vjen Egzon💙