Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka vazhduar me akuza në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe deputetit të vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, të cilët i quajti ‘dy zhvatësit më të mëdhenj në Kosovë dhe Luginë të Preshevës’.
Arifi deklaroi se 1.3 milion euro iu zhvatën buxhetit të Kosovës për dashamirë e familjarë të tyre.
“Besnik Bislimi i ka ndarë nga buxheti i Republikës së Kosovës mbi 150 mijë euro për familjarin e tij Faton Bislimi kinse për lobim në SHBA për çështjen e shqiptarëve të Luginës.“, ka shkruar Arifi.
Tutje, kryetari i Preshevës tha se Bislimi ka këshilltar që person që i nënshtrohet presidentit serb Vuçiq.
“Besnik Bislimi ka “këshilltar” një vasal të Vuçiqit, i cili e ka quajtuar luftën çlirimtare të UÇPMB-së, si REBELIM të shqiptarëve, sakaq ka bërë marketing dhe thirrje për të studiuar në Universitetin e Beogradit, sepse sipas tij na qenka më i mirë se ato shqiptare.“, ka shkruar Arifi në Facebook./Insajderi.org