Ne sot nënshkruam një memorandum bashkëpunimi me SBASHK-un.
Në ambientet e “Optika Moda” pritëm kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatorin për organizim të brendshëm Ymer Ymeri.
Sipas kushteve të përcaktuara në memorandum, anëtarët e SBASHK-ut tani kanë mundësinë që t’i nënshtrohen kontrolleve mjekësore gjithëpërfshirëse të syrit duke përdorur pajisje moderne. Kjo përfshin ekzaminime të plota të syve, vlerësime të dioptrës dhe dhënien e syzeve – të gjitha këto janë të disponueshme falas për anëtarët e SBASHK-ut dhe anëtarët e familjes së tyre të ngushtë.
Nga tani e tutje, anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë zbritje për syze dioptrike prej 50 % nga çmimi ekzistues në ditën e marrjes, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre zbritja është 30 %. Po ashtu, anëtarët e SBASHK-ut përfitojnë nga ky memorandum zbritje prej 35% për syze të diellit si dhe në lente kontakti dhe xhama dioptrik, ndërsa për anëtarët e familjes së tyre të ngushtë kjo zbritje është 20%.
Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm për të dy palët…
#OptikaModa