Në Riga Pharm besojmë se kujdesi fillon nga njerëzit tanë.
Me krenari ju njoftojmë për krijimin e Fondit të Solidaritetit, një iniciativë e ndërtuar mbi vlerat që na përfaqësojnë çdo ditë: kujdesin, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ndërsjellë.
Ky fond është krijuar për mbledhjen dhe administrimin e kontributeve vullnetare, me qëllim që të ofrojë mbështetje për punonjësit e Riga Pharm dhe familjarët e tyre në raste nevoje. Përtej mbështetjes brenda familjes sonë të Riga Pharm, ky fond synon të kontribuojë edhe në raste me karakter social, shëndetësor dhe humanitar në komunitetin ku jetojmë dhe veprojmë, duke u mundësuar që ndihma jonë të arrijë edhe tek ata që kanë më së shumti nevojë.
Fondi i Solidaritetit është rezultat i kontributit të përbashkët të stafit të Riga Pharm dhe vetë kompanisë, duke dëshmuar se solidariteti, kujdesi dhe humanizmi janë pjesë e kulturës sonë organizative.
Sepse kur kujdesemi për njëri-tjetrin, bëhemi më të fortë së bashku.
Çdo herë më afër jush. 💚

