Skuadra e SC Gjilanit, ka rikthyer lojtarin Blend Krasniqi, nga Dinamo City, por vetëm si formë huazimi shkruan Radio Star.
Krasniqi në të kaluarën ishte pjesë e skuadrës gjilanase por vendosi të largohet dhe të vazhdoj karierën në Shqipëri.
📣 𝗞𝗢𝗠𝗨𝗡𝗜𝗞𝗔𝗧Ë 𝗭𝗬𝗥𝗧𝗔𝗥𝗘
Sport Club Gjilani dhe Dinamo City kanë gjetur dakordësinë për huazimin e futbollistit Blend Krasniqi.
Mesfushori 19 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga Dinamo City, teksa klubi vazhdon të zotërojë ende një pjesë të kartonit të tij.
Për Krasniqin është një rikthim në shtëpi, mirëpo tani me numër të ri dhe ambicje të reja.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Krasniqit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para.
Zyra për shtyp
19 Janar, 2024