Sot është mbajtur një akademi përkujtimore me rastin e 18-vjetorit të vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova.
Megjithatë, gjatë akademisë, pati edhe një moment interesant, raporton Nacionale.
Duket se disa nga folësit nuk e përmendin Lidhjen Demokratike të Kosovës. Si rezultat, Gentrit Murseli, asamblist i LDK-së në Gjilan, i drejtohet me një kërkesë Gërvallës.
“Ministre trego që ka qenë në LDK, se s’ka qenë anëtar i shoqërisë civile”, ka thënë ai.
Më pas, publiku ka duartrokitur në masë.
Momenti: